
Presidenti slloven nesër i adresohet Kuvendit të Kosovës
12 shkurt 2018
| 16:26
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë solemne për ndër të vizitës së presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.
Seanca do të mbahet në orën 9:45 dhe pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë adresimi i presidentit Pahor para deputetëve të Kuvendit.
“Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Koha: 9:45. Rendi i ditës: Adresimi i SH.T. Borut Pahor, President i Republikës së Sllovenisë”, është thënë në njoftimin e Zyrës për Informim të Kuvendit të Kosovës.