Presidenti slloven sot viziton Kosovën, takon Osmanin

13 maj 2021 | 08:11

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pohar sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, takim ky i cili do të mbahet pasdite në orën 16:00.

Një ditë para vizitës së tij në Kosovë, presidenti slloven në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur rreth qëllimit të kësaj vizite, marrëdhëniet Kosovë-Slloveni dhe qëndrimin e shtetit të tij për marrëveshjen finale ndërmjet dy shteteve Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk e kam të njohur non-paper-in. Le ta përsëris atë që e kam thënë qartë shumë herë: idetë mbi ndryshimin e kufijve për mua janë plotësisht të papranueshme. Ta them qartë se nuk i mbështesë mendimet mbi ndryshimin e kufijve në rajon, pasi kjo gjë në këtë rajon askurrë nuk ka përfunduar në mënyrë paqësore”, ka thënë presidenti slloven.

Ai gjithashtu ka thënë se Sllovenia është kundër korrigjimit të kufijve në Ballkan dhe shteti i tij mbështet marrëveshjen për të cilën pajtohen Kosova e Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë…