Presidenti slloven viziton Kosovën
12 shkurt 2018
| 10:29
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do ta vizitojë sot Kosovën me ç’rast do të takohet me homologun e tij, Hashim Thaçi.
Sipas agjendës së takimeve, në orën 15:00 për presidentin slloven do të bëhet pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova” ku pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve.
Në orën 16:10 është paraparë deklaratë për media e dy presidentëve, kurse nesër, Kuvendi i Kosovës për nder të presidentit të Sllovenisë mban seancë solemne.
Vizita e Pahor bëhet në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës