Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor nesër viziton Kosovën

11 shkurt 2018 | 16:02

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor nesër e (hënë) do të vizitojë Republikën e Kosovës.

Presidenti Pahor do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij presidenti Hashim Thaçi.

“Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër (e hënë), 12 shkurt 2018. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. 15:00 – Pritja ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”. 15:30 – Takimi i përbashkët i delegacioneve. 16:10 – Deklarata për media”, është thënë në njoftimin e dërguar nga Zyra për Informim e Presidencës.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka udhëzuar institucionet…