Presidenti takon përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e medieve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e medieve, Harlem Desir, si dhe shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Thaçi i ka falënderuar përfaqësuesit e OSBE-së për investimet në dy dekadat e fundit në promovimin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimin e medieve në Kosovë.
“OSBE-ja ka investuar në shumë programe për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, përmes trajnimeve të gazetarëve dhe promovimin e lirisë së shprehjes”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi ka thënë se OSBE-ja e ka mbështetur Kosovën në të gjitha fushat dhe institucionet shtetërore janë shumë mirënjohëse.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medieve, Harlem Desir, ka theksuar se kjo organizatë do të vazhdojë të mbështes Kosovën në promovimin e lirisë së shprehjes.
/Epoka e re/