Presidenti takon studentët, bisedon për historinë dhe drejtësinë
23 korrik 2020
| 16:50
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”.
Ai ka bërë me dije se me ta ka biseduar për të ardhmen, historinë, drejtësinë, mirëqenien dhe fqinjësinë e mirë.
“Në ajrin e pastër të Kosovës, sot kalova kohë me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”. Biseduam për të ardhmen, historinë, drejtësinë, mirëqenien dhe fqinjësinë e mirë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.
(M.K / Epoka e re)