Presidenti Thaçi: AKI-ja kontribuesja më e mëdhja e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon

04 shkurt 2019 | 10:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Në 10 vjetorin e fillimit të punës së kësaj agjencie, Thaçi shtoi se arritja e AKI-së u bë përmes hapave të jashtëzakonshëm dhe një profesionalizmi të lartë, transmeton Indeksonline.

Tutje Thaçi ka inkurajuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi të sigurisë së vendit tonë.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. 

Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut! HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kosovar me banim në Zvicër, ka humbur jetën pas…