Presidenti Thaçi: Anëtarësimi në BE, prioritet kryesor i Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian (BE) në Sofje, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në BE është një ndër prioritetet kryesore të institucioneve shtetërore të vendit tonë.
“Aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian janë prioritet kryesor për të cilin ka konsensus nacional. Qytetarët e Kosovës duhet të jenë të barabartë dhe ta ndjejnë integrimin”.
“Në takimin me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së në Sofje, u rikonfirmua angazhimi i të gjitha shteteve për përmirësimin e marrëdhënieve brenda rajonit, derisa nga BE-ja që perspektiva evropiane të jetë e qartë për të gjitha shtetet aspiruese”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.