Presidenti Thaçi arrin në Budvë (Video)

22 maj 2018 | 12:10

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Budvë ku do të marrë pjesë në forumin e organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Qeveria e Malit të Zi.

Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë forum do të flasim për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Sapo arrita në Budvë, ku do të jem pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë “То be Secure” (2BS), organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Qeveria e Malit të Zi. Bashkë me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq, përfaqësues amerikanë, kanadezë dhe të shteteve tjera të BE-së, do të flasim për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi, si anëtar i ri i NATO-s, ka bërë një progres në integrimet evropiane dhe shërben si një frymëzim për tërë rajonin”, ka shkruar Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1952381768165506/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Realizohet një hundë elektronike, në gjendje të nuhasë praninë e…