Presidenti Thaçi: Askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës
26 qershor 2020
| 11:00
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar për herë të parë që kur Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë ndaj tij dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit.
Në një reagim të tij në “Instagram” të shoqëruar me një fotografi të emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidenti Thaçi shkruan: “Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!”.
Këtë koment të tij presidenti Thaçi e ka shkruar edhe në gjuhën angleze.
“Nobody can rewrite the history of Kosova”.