Presidenti Thaçi dekoroi komandantin e karabinierëve italianë në Kosovë
17 tetor 2019
| 14:05
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot Komandantin e Njësisë së Specializuar Multinacionale të KFOR-it, kolonelin Ruggiero Capodivento nga Italia, për rolin e tij në forcimin e sigurisë dhe të rendit e ligjit në Kosovë.
Thaçi ka falënderuar Komandantin e Njësisë së Karabinierëve italianë për punën e shkëlqyer në Kosovë dhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet e Kosovës.
“Kontributi juaj për sigurinë, rendin dhe qetësinë në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se “do të jemi përherë mirënjohës për këtë”.
Kurse Komandanti Capodivento ka thënë se Njësia e Specializuar Multinacionale është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.