Presidenti Thaçi dekoron deputetin Danush Ademi me Medalje Presidenciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të Ditës Kombëtare të Ashkalinjve ka pritur për një vizitë përfaqësuesit e komuniteti.
Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Thaçi ka shkruar se ky komunitet po jep kontribut në forcimin e Kosovës shumëetnike ndërsa dekoroi deputetin Danush Ademin me Medalje Presidenciale.
“Në prag të Ditës Kombëtare të Ashkalinjve prita përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti, të cilët çdo ditë japin kontribut për forcimin e Kosovës sonë shumetnike. Institucionet tona do të jenë gjithmonë të angazhuara për promovimin e të drejtave të barabarta për të gjitha komunitetet.
Po ashtu, deputetin Danush Ademi, i cili ka dhënë kontribut shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës, e dekorova edhe me Medaljen Presidenciale.
Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime etnike apo fetare dhe secili duhet të ndjehet i lirë dhe i barabartë”, ka shkruar Thaçi.