Presidenti Thaçi dekoron ish-kryeministrin francez me medaljen “Urdhri i Lirisë”
14 mars 2018
| 17:52
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, e ka takuar edhe ish-kryeministrin francez Alain Juppe, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Alain Juppe në vitet 1993-1995 ishte ministër i Punëve të Jashtme të Francës, në vitet 1995-1997 ishte kryeministër i Francës dhe nga viti 2011 kishte shërbyer sërish si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Evropiane.
“Ky urdhër u jepet në vitin jubilar të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Franca është ndër shtetet e para që paralajmëroi dhe njohu pavarësinë e Kosovës. Prandaj, Kosova është përjetë mirënjohëse ndaj shtetit dhe popullit mik francez”, u shpreh presidenti Thaçi.