Presidenti Thaçi dekoron kryeministrin Rama
16 shkurt 2018
| 17:02
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me medalje presidenciale për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Thaçi ka falënderuar kryeministrin Rama dhe shtetin shqiptar për kontributin e dhenë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa, kryeministri Edi Rama, pas pranimit të kësaj medalje, ka falënderuar Thaçin për këtë vlerësim. “Dua të shpreh mirënjohje për këtë medalje”, ka thënë Rama.
Ai ka thënë se kjo medalje është një lidhje më shumë në mes të popullit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Kjo medalje i është ndarë kryeministrit Rama me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.