Presidenti Thaçi dekoron me ‘Urdhrin e Lirisë’ veprimtarin Sadik Zeqiri

12 mars 2020 | 14:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me ‘Urdhrin e Lirisë’ veprimtarin e çështjes kombëtare, Sadik Zeqiri.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Zeqiri si student iu bashkua luftës së UÇK-së, duke dhënë kontribut të çmuar për lirinë tonë.

“Veprimtarin e zellshëm të çështjes kombëtare, Sadik Zeqirin, sot e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Ai si student iu bashkua luftës së UÇK-së, duke dhënë kontribut të çmuar për lirinë tonë. Është edhe i burgosur politik, i plagosur dhe i mbijetuar i masakrës në Burgun e Dubravës”, ka shkruar presidenti Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i Madh i Australisë është vënë në dyshim kur…