Presidenti Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” tre dëshmorë të UÇK-së
30 tetor 2020
| 11:47
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” tre dëshmorët e UÇK-së, Blerim Balën, Afrim Musliun dhe Xhafer Avdullahun.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur.
“Me urdhrin ‘Hero i Kosovës’, i dekorova dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Blerim Bala, Afrim Musliu dhe Xhafer Avdullahu. Lufta e UÇK-së gjeti mbështetje të gjerë në të gjithë hapësirën e Kosovës dhe me gjerë. Pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”