Presidenti Thaçi dekoron Muharrem Fejzën me ‘Urdhrin e Lirisë’
05 shtator 2019
| 13:34
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” ish-veprimtarin e çështjes kombëtare, Muharrem Fejza.
Këtë urdhër nga Thaçi e ka pranuar nipi i Muharrem Fejzës, Luani. “Familja Fejza – Kastrati përbën shembullin më të mirë të rezistencës dhe veprimtarisë që ndër breza i ka kontribuar lirisë që e gëzojmë sot. Figurën emblematike të kësaj familjeje, Muharrem Fejzën, i vrarë para më shumë se gjysmë shekulli, sot e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Janë të panumërt njerëzit që kanë dhënë gjithë çfarë kanë pasur për lirinë tonë!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/