Presidenti Thaçi dekoron publicistin Migjen Kelmendi
21 shkurt 2018
| 14:17
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar publicistin Migjen Kelmendi me Medaljen Presidenciale për kontributin e tij gjatë periudhës më të rëndësishme që ka kaluar Kosova.
“Është kënaqësi e veçantë që si President i Kosovës, të ndaj këtë medalje presidenciale për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, publicistin, intelektualin, shkrimtarin, dhe kontribuuesin e madh për kauzën kombëtare në momentet më të rëndësishme që ka kaluar Kosova”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa Migjen Kelmendi, ka thënë së këtë dekoratë e sheh si mirënjohje për punën e madhe që është bërë nga ekipi që ai e ka udhëhequr gjatë viteve 1997-1999.