Presidenti Thaçi dekoron Sefer Shabanin-Mikushnicen me urdhrin “Hero i Kosovës”

31 gusht 2020 | 16:02

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekoroi gjyshin tonë Sefer (Vesel) Shabanin me URDHRIN “HERO I KOSOVËS”. Kështu ka shkruan në ‘Facebook’ nipi tij, Skender Shabani. Shabani i cili ka pranuar Dekoratën nga këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka çmuar lartë respektin e presidentit për njohjen dhe vlerësimin e kontributit të shqiptarëve brez pa brezi.

Nipi i heroit Sefer Mikushnicës në ‘Facebook” ka paraqitur biografinë e gjyshit të tij.

Postimi i plotë i Skënder Shabanit:

Po japim një biografi të Sefer (Vesel) Shabani i lindur 1900-1982 në Mikushnicë-Skenderaj, një jetë në shërbim të kombit, ishte tmerri i armikut serb. Po japim disa të dhëna dokumentare për çka është gjykuar Sefer Shabani nga Mikushnica, fillimisht u dënua me vdekje, me vonë dënimi u shndërruar në dënim në 20 vjet burg të rëndë të cilin e vuajti deri në përfundim. E tërë kjo për shkak të LIKUDIMIT TË SHTABIT QETNIK-PARTIZAN më 1945 në Prekaz të Poshtëm në lagjen Kodraj.

Historik i shkurtër rreth jetë dhe veprimtarisë së atdhetarit të çështjes kombëtare të Sefer Shabani , shkruar nga autor të ndryshëm, doktor shkencash dhe punëtor shkencor:

Muhamet Mjeku, Lufta e Drenicës dhe Shaban Polluzha 1991,

Dr Muhamet Pirraku 1992, Ripushtimi Jugosllav i Kosovës 1945,

Dr Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1995,

Aferdita Halimi-Cernica, Raif Halimi-Cernicë 2000,

Azem Hajdini, Shaban Polluzha dhe përsonalitete 2003,

Nezir Qitaku, Drenica me shekuj 2007,

Azem Hajdini, Lufta e Artakollit, Prellovcit dhe e Skenderajit,

Fazli Hajrizi, Drenica dhe Lutanët e Turiqevcit 2006,

Rashid Krasniqi, Përjetime të lehta 2008,

Bedri Muhadri 2008,

Jeta dhe Veprimtari Luftarake për Shaban Mangjolli.

Riza Graiçevci,Arbania e Vogël dramë 1982.

Aktakuzen dhe Aktgjykimin e posedon familja.

Koha Ditore 1992,

Epoka e Re e datës 2001,

Rilindja 2001,

Epoka e Re 2002,

Zeri 2003,

Shkëndija etj.

Kushtuar poezi dhe këngë nga rapsodët popullor.

Pushka M-48 mm e cila është në foto pas luftës së tre brezave dhe së fundi e UÇK-së, sot gjendet në Muzeun e Kosovës për ruajtje.

Familja (djemtë) e Sefer (Vesel) Shabanit, kanë ndarë 30 troje, për shqiptarët që dëshirojnë të kthehen në Kosovë, dëshmi gazat e vitit 1990.

Jemi krenar më jetën dhe veprimtarinë e gjyshit tonë, i cili një jetë ia kushtoi atdheut, shkruan në njoftimin e tij Skënder Shabani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një…