
Presidenti Thaçi dekoron Shukri Bujën
21 shkurt 2018
| 15:07
Ish-anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, është dekoruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Thaçi i ka ndarë dekoratë ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja, i cili gjatë luftës ishte komandant i Zonës Operative të Nerodimës.
Buja është dekoruar për kontributin e tij dhënë gjatë luftës dhe për pavarësinë e vendit.