Presidenti Thaçi dekreton ish-rektorin e UP-së, Ejup Statovci
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.
Thaçi ka thënë se në protestat e tetorit të vitit 1997 Statovci ishte bërë shembull frymëzues për studentët.
“Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, si drejtues i Universitetit të Prishtinës në periudhën e viteve të 90-ta, sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova ish-rektorin Ejup Statovci (pas vdekjes). Profesori Statovci u vu në krye të protestave masive më 1 tetor 1997 dhe u bë shembull frymëzues për të gjithë studentët”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kjo dekoratë është pranuar nga familjarët e ish-rektorit Statovci.
/Epoka e re/