Presidenti Thaçi dekreton strukturën e re komanduese të FSK-së (Foto)
09 gusht 2019
| 11:25
Bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi sot ka dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së.
“Pas shndërrimit të FSK-së në një forcë ushtarake multietnike, profesionale dhe të armatosur, me këtë dekret është kompletuar dhe funaksionalizuar kjo strukturë. FSK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku shihet edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
/Epoka e re/