Presidenti Thaçi dhe djali i tij bëjnë shqiponjën
28 qershor 2018
| 17:06
Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, ka postuar në llogarinë e vet në “Instagram” një fotografi me babanë e tij, teksa shihen duke e bërë shqiponjën në shenjë përkrahje për lojtarët shqiptarë që luajnë për Përfaqësuesen e Zvicrës.
Me këtë rast, Endriti e ka thënë se babai i tij është lojtari më i mirë në Kosovë.
“Me kënd me bë shqiponjën, pos me lojtarin më të mirë në Kosovë, babain tim”, ka shkruar Endriti.
/Epoka e re/