Presidenti Thaçi dhe drejtori Palmer flasin për rëndësinë e dialogut
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon.
“Kosova është e gatshme për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë dhe është e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje të përhershme që forcon paqen në rajon dhe në tërë kontinentin e Evropës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, Matthew Palmer, drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore i SHBA-së, rikonfirmoi edhe një herë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugëtimin evropian të Kosovës.
Presidenti Thaçi dhe drejtori Palmer vlerësuan se vetëm dialogu çon drejt stabilitetit rajonal dhe paqes afatgjate, si dhe mbetet mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë.