Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti koordinohen për takimin në Uashington

23 qershor 2020 | 13:23

Para udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Republikës së Kosovës në këtë takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë. Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë…