![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/thaci-26.jpg)
Presidenti Thaçi edhe sot ka vazhduar trajtimin shëndetësor
21 prill 2020
| 14:11
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar edhe sot trajtimin mjekësor nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Nga zyra e tij kanë bërë me dije se kreu i shtetit po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.
Thaçi ka shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar.