Presidenti Thaçi: Enver Zymberi do të kujtohet përherë

26 korrik 2018 | 10:35

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymberin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se përkushtimi i Enver Zymberit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale.

“Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymberin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë. Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Përkushtimi i Enver Zymberit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, nën…