Presidenti Thaçi falënderon deputetët për miratimin e Ligjit për OJQ-të
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar deputetët e Kuvendit për miratimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare së bashku me rekomandimet e tij.
“Liria e Asociimit dhe funksionimit të Organizatave Joqeveritare është bazike për forcimin e demokracisë dhe çdo shoqërie civile. I falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin me rekomandime të mia të Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të cilat ishin në përputhje me shqetësimet e vetë përfaqësuesve të shoqërisë civile në vendin tonë. Është qenësor respektimi në plotni i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për grupime dhe organizime të ndryshme, në përputhje të plotë me vlerat perëndimore dhe frymën e Kushtetutës sonë!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/