Presidenti Thaçi: Fetnetja afirmoi vazhdimisht vlerat e UÇK-së
05 prill 2019
| 20:22
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e hershme e bashkëluftëtares,
veteranes dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj.
“Fetnetja ishte publiciste që afirmoi vazhdimisht vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramosaj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/