Presidenti Thaçi fton shqiptarët në Mal të Zi që masivisht të marrin pjesë në zgjedhje
26 gusht 2020
| 10:59
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që masivisht të dalin të dielën në zgjedhjet e përgjithshme në këtë shtet.
“Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik.
U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në ‘Facebook’.