Presidenti Thaçi i gatshëm t’i ofrojë ndihmë Kroacisë me FSK

22 mars 2020 | 09:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është solidarizuar me Kroacinë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi sot në orën 6.25 Zagrebin, e që deri më tani është shënuar viktima e parë – një fëmijë.

Në një koment në “Twetts”, presidenti tha se është i gatshëm ta mbështesë Kroacinë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Mendimet tona janë me njerëzit e Kroacisë që u përballën me tërmetin e fuqishëm mëngjesin e sotëm. Kosova qëndron me miqtë tanë kroatë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë ndihmë emergjente. Qëndroni të fortë”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e ka shtuar ritmin…