Presidenti Thaçi i kthehet reformës zgjedhore pas balotazhit

01 nëntor 2017 | 10:13

I pari i vendit ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale t’i kthehen reformës zgjedhore. Ekipet punuese të reformës zgjedhore të përbëra nga Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Zyrës së Presidentit, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Zyrës së Kryeministrit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Sekretariatit të Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe Përfaqësues të shoqërisë civile, kishin dhënë propozimet e tyre për reformën zgjedhore, në dhjetor të vitit të kaluar. Edhe pse vet presidenti Thaçi në fjalimin vjetor para deputetëve më 23 dhjetor të vitit 2016, kishte thënë se shumë shpjet propozimet do të dërgohen në Kuvend një gjë e tillë end nuk ka ndodhur. Ky proces ishte paraparë që të përfundojë në pranverën e këtij viti. Por, në Presidencë ka thënë për lajmi.net se nisma për reformën zgjedhore ende mbetet në fuqi. “Nisma e Presidentit të Kosovës për reformën zgjedhore është ende në fuqi. Presidenti ka përfunduar të gjitha përgatitjet, ka marrë sugjerimet e shoqërisë civile, eksperteve të kësaj fushe, ka marrë parasysh debatet dhe sugjerimet e viteve të fundit për reformën zgjedhore. Pritet që legjislatura e re të vazhdojë procesin. Presidenti kërkon nga partitë politike që menjëherë pas zgjedhjeve lokale t’i kthehen reformës zgjedhore, si një domosdoshmëri për demokratizimin e sistemit zgjedhor në Kosovë”, është thënë në përgjigjen e Presidencës për “lajmi.net”.

Aty thuhet se presidenti Thaçi ka dal edhe me disa propozime konkrete, të cilat do të transformonin sistemin zgjedhor, do ta bën më demokratik, më praktik, më transparent, duke hequr mundësin e keqpërdorimeve, të cilat janë përcjell vjetëve të fundit. Reforma zgjedhore ishte kthyer në agjendën institucionale në fund të vitit 2016 nga iniciativa e presidentit Thaçi. Kjo nismë e tij ishte bojkotuar nga partitë opozitare në legjislaturën e kaluar, Vetëvendosjes, AAK e Nisma. Nismën e presidentit Thaçi për reformën zgjedhore në fund të vitit të kaluar, kur Kuvendi i Kosovës përballej me mosfunksionim, ndonëse të rëndësishme, shoqëria civile e kishte vlerësuar se ka nisur në një kohë të papërshtatshme. Disa nga propozimet për reformën zgjedhore të dhëna nga ekipet punuese kanë qenë, që Presidenti të zgjidhet nga vota e qytetarëve, listat e kandidatëve për deputetë të mbesin të hapura dhe bartës i listës të jetë lideri i partisë. Sipas këtyre propozimeve, në të ardhmen qytetarët e Kosovës nuk do të mund të votojnë më shumë se një kandidat në listën për deputet, pasi nga propozimet e dhëna është që të votohet vetëm një kandidat. Pragu i kalueshmërisë për parti politike për t’u bërë pjesë e Kuvendit është 5 për qind, ai për koalicione 7.5, kurse për kandidatë të pavarur 2.5 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kë e akuzojnë plagët e Kosovës 1844-1999 (49)