Presidenti Thaçi ka problem me gurë në veshkë
Zyra e presidentit Hashim Thaçi, pas raportimit se presidenti sot në mëngjes është shtrirë në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se presidenti ka probleme me gurë në veshkë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional.
Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Gjendja shëndetësore e presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’ju mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi.