Presidenti Thaçi kërcënohet sërish, tash me djegie

22 prill 2020 | 08:04

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kërcënuar përsëri në rrjetet sociale me djegie.

Personi me emrin Arsim Gashi në “Facebook” ka bërë thirrje që t’i vihet flaka Presidencës bashkë me presidentin brenda në të. “Diten e par te Qeveris se re Presidenca duhet te vehet ne Flak me Presidentin brenda Populli ne sulm”.

Ky kërcënim i tij është marrë seriozisht nga Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe ka nisur hetimet ndaj tij. “Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A. G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H. Th, përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi i ri mbetet më gjatë se tri javë në…