Presidenti Thaçi kërkon më shumë përkrahje për lexuesit e librit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, ka kërkuar nga institucionet kulturore dhe arsimore që të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin.
“Dita Ndërkombëtare e Librit na kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i shënimit të dijes, shkencës, letërsisë artit dhe komunikimit njerëzor. Kjo ditë, përpos botimit, leximit dhe promovimit të librit, na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit, përkatësisht vlerësimin e integritetit të krijuesve të vlerave diturore dhe shpirtërore. Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit. Institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.