Presidenti Thaçi: Kosova nuk ka orientim pa ShBA-në

11 mars 2020 | 10:32

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një konferencë për media, në të cilin ka folur për zhvillimet e fundit poltike në vend.

Ai ka treguar për refuzimin që po bën kryeministri Albin Kurti për takim me të.

“Për fat të keq dhe fatkeqësisht, kryeministri dhe kryetari i LV-së, Kurti, pak minuta para takimit ka anuluar atë. Edhe dje e kam ftuar për zhvillimet dramatike. Edhe sot kishte përsëri në tri apo në katër mundësi për takime. Do të ishte me interes që të gjithë shpenzojmë që hapat do t’i ndërmarrim. Kosova është atdhe i të gjithëve dhe jo i një grupi”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka bërë thirrje për unitet të spektrit politik karshi kërkesave të ShBA-së.

“Ne duhet të punojmë të shkojmë përpara dhe me qëndrime unike. Ne duhet të ruajmë si sytë e ballit, partneritetin me miqtë tanët, sidomos me ShBA-në”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Ai ka pohuar se Kosova nuk ka orientim pa ShBA-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka pritur në takin përfaqësues…