Presidenti Thaçi kujton dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha
11 janar 2020
| 09:40
Sot janë bërë 36 vjet që kur Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se para 36 viteve, dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ranë heroikisht në përballje me forcat policore jugosllave, duke dëshmuar vendosmërinë supreme për arritjen e idealit të tyre jetësor, çlirimin e Kosovës.
“Rexhepi dhe Nuhiu ishin shembull i unitetit të qëllimit të gjeneratave të ndryshme në moshë, por që gjithçka vunë në shërbim të atdheut”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.