Presidenti Thaçi ‘lëshon pe’, fton Avdullah Hotin të bëhet kryenegociator

08 gusht 2018 | 12:23

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e sotme për medie, në të cilën ka folur për dialogun me Serbinë ka ‘thumbuar’ Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e cila është duke e kundërshtuar presidentin si udhëheqës të procesit të dialogut.

Presidenti e ka ftuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ta drejtojë dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Hoti e ka përgatitjen e duhur për ta drejtuar këtë proces.

Thaçi ka ftuar edhe partitë politike që t’i japin përkrahje shefit të grupit parlamentar të LDK-së.

“Është jashtëzakonisht inkurajuese deklarimi i z. Hotit se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë të Kosovës. Ky është një avancim i këtij formacioni politik dhe formacioneve të tjera”.

“Pas këtij pozicioni të qartë të z. Hoti që domosdoshmërisht Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i takojnë Kosovës, unë jam i gatshëm ta ftojë z. Hoti që ta udhëheq dialogun ndërshtetëror Kosovë-Serbi. Ai ka eksperiencën e tij politike, diplomatike, ka kredencialet akademike të reformave fiskale, ka autoritetin madhor rreth kauzave kombëtare, dhe i gjithë spektri politik në këtë përpjekje të korrigjimit të kufirit dhe bashkëngjitjes se Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, krejt potencialet tona do të jenë në shërbim të mbështetjes se Hotit si kryenegociator i Kosovës. Edhe Presidenca dhe shumica e partive politike do të jenë në krye të përgjegjësive dhe në mbështetje të tij”, ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të përkrahjes për bujqit lokal, Komuna e Malishevës…