Presidenti Thaçi: Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit e tërë Kosovës
25 mars 2020
| 12:14
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë.
“Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/