Presidenti Thaçi mban konferencë për media në orën 16:00
04 mars 2020
| 13:30
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot, në orën 16:00, do të mbajë konferencë për media.
Thaçi sot i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu që të thërras një seancë për të raportuar para deputetëve për vizitën e tij në ShBA, por kryeparlamentarja përmes një përgjigje drejtuar presidentit ka pohuar se kërkesa për seancë duhet të bëhet disa ditë më herët.
Në këtë letër Osmani-Sadriu ka treguar arsyet pse sot nuk mund të mblidhet Kuvendi.
Ajo ka theksuar se kërkesa e Thaçit për seancë do të adresohet në mbledhjene Kryesisë së Kuvendit më 9 mars.
/Epoka e re/