Presidenti Thaçi merr urim për 2018-n nga Trumpi dhe Elizabeth II
10 janar 2018
| 18:11
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka pranuar urime për vitin 2018 nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump dhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.
“Kam pranuar shumë urime për popullin dhe shtetin tonë në këtë vit të ri që sapo kemi nisur. Por, sot pranova edhe dy urime të veçanta. Atë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II. Kosova është e bekuar me miqtë e saj”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.