Presidenti Thaçi mes dy familjeve të heronjve të kombit
27 korrik 2020
| 19:06
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon vizitat e përditshme tashmë të tij me qytetarë e familjarë të dëshmorëve të luftës.
Sot, ai ishte në Klinë, në familjen e komandant Mujë Krasniqi, ku përpos babait të Mujës e Aliut, ka takuar edhe djalin e dëshmorit Beqir Gashi.
Postimi i plotë i Presidentit:
Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil. Ndërsa, në anën time të majtë, Shpëtimi, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi.
Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë. Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit. HTH