Presidenti Thaçi nderon me dekorata disa personalitete japoneze
23 tetor 2019
| 14:28
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar me dekorata disa zyrtarë dhe personalitete nga Japonia të cilët kanë kontribuar në Kosovë dhe për Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtyre personaliteteve u ka shprehur mirënjohjen që bënë gjënë e duhur në kohën e duhur.
“Dekorata të Republikës së Kosovës sot ndava për shumë zyrtarë dhe personalitete nga Japonia, që kanë kontribuar në Kosovë dhe për Kosovën. Në një ceremoni të organizuar në ndërtesën e Kuvendit të Japonisë në Tokyo, u shpreha atyre mirënjohje që bënë gjënë e duhur në kohën e duhur”, ka shkruar Thaçi.