
Presidenti Thaçi në kullën e heronjve kombëtarë, Kamer dhe Murat Loshi (Foto)
12 prill 2019
| 20:36
Presidenti Hashim Thaçi ka postuar fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku shihet në kullën e heronjve kombëtarë, Kamer dhe Murat Loshi, në Pemishte të Drenicës, i shoqëruar nga ish- bashkëluftëtarët orëve të para të UÇK-së.
“Me bashkëluftëtarët e orëve të para të UÇK-së, në kullën e heronjve kombëtarë, Kamer dhe Murat Loshi, në Pemishte të Drenicës. Krenar me veprën dhe heroizmin e tyre”, ka shkruar presidenti.