Presidenti Thaçi në Polac: Jemi në rrugën e drejtë për shtetin tonë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nderimit dhe përkujtimit të të rënëve të fshatit Polac të komunës së Skenderajt.
Në 20-vjetorin e vrasjes se 72 martirëve dhe tetë dëshmorëve të këtij fshati, presidenti Thaçi ka thënë se duke kujtuar të kaluarën duhet të jemi të bashkuar për të ardhmen.
“Përderisa ne kujtojmë të kaluarën duhet të jemi të bashkuar, tani jemi në rrugë të drejtë për shtetin tonë, edhe Drenica ka ndryshuar dhe vendi ka ndryshuar dhe më kurrë nuk do të përsëritet ajo e kaluar”, ka thënë Thaçi në këtë ceremoni.
Në manifestim kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, deputetë, ministra dhe zyrtarë tjerë të lartë.
/Epoka e re/