Presidenti Thaçi nesër takon ambasadorin Delawie
12 shkurt 2018
| 18:38
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër (e martë) do të pres në një takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovës, Greg Delawie.
Presidenca përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se takimi do të ndodh në orën 9:00. Ky takim thuhet se po ndodh në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Pas këtij takimi presidenti Thaçi do të merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.