Presidenti Thaçi nesër udhëton për në Sllovaki, merr pjesë në Forumin e Bratisllavës

05 qershor 2019 | 17:07

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”.

Në “Bratislava Forum” të GlobSec, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në panel është paralajmëruar se do të jetë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në margjina të konferencës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në konferencë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,…