Presidenti Thaçi nuk bëri shkelje protokollare që shkoi në Shqipëri

30 prill 2020 | 15:45

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para dy ditësh pa paralajmërim ka shkuar në Shqipëri dhe brenda një periudhe të shkurt ishte kthyer në Kosovë.

Por shkuarja e tij po vlerësohet nga njohësit e sigurisë si shkelje e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për kalimin e kufirit në këtë kohë pandemie, por jo edhe shkelje të protokollit të shtetit.

Nuredin Ibishi ka thënë se pas kësaj vizite edhe presidenti Hashim Thaçi, por edhe deputeti Behgjet Pacolli duhet të hyjnë në karantinë pasi që vendimi i MSh-së nuk e privilegjon askënd.

“Për shkak të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë askush nuk është i privilegjuar të gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga jashtë duhet t’i nënshtrohen karantinimit dy javor dhe askush nuk është i privilegjuar. Pra në këtë rast vizita e presidentit kur dikush vjen nga jashtë është e përshkruar në vendimin e ministrisë çështja e karantinimit të obligueshëm pra dyjavorë pa marr parasysh arsyet e ardhjes. Edhe Pacolli duhet t’i nënshtrohet regjimit të njëjtë sa i përket pjesëmarrjes në Kuvend ajo është e rregulluar edhe me rregullore të Kuvendit se ai mundet edhe nga karantinimi gjegjësisht nga Qendra e Studentëve ku është karantina të vijë në seancë të Kuvendit”, ka thënë Ibishi.

Dje ushtruesi i detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ngritur dyshime se Thaçi ka shkuar në Tiranë, për ta marrë kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili ka ateruar në Aeroportin e Tiranës pas paralajmërimit se do të futet në karantinë.

Sipas Ibishit vizitat zyrtare të presidentit janë të rregulluar me protokollin e shtetit, por që sipas tij zyrtarët kufitarë janë të obliguar që të bëjnë identifikimin e personave që hyjnë në territorin e Kosovës.

“Çështja e rregullimit të kufirit shtetëror në kohë të pandemisë është rregulluar me vendimet edhe të ministrisë së Shëndetësisë ku është dhënë regjimi vetëm për automjetet gjegjësisht të emergjencës dhe ato vizita protokollare shtetërore në këtë rast që i adresohen vizitës së presidentit atje. Mirëpo, çështja tjetër që ka të bëjë me kalimin kufitar dihet që automjetet edhe diplomatike edhe shtetërore dhe protokollare të shtetit kalojnë nëpër sistemin ‘VIP’, mirëpo obligativisht është që të bëhet identifikimi i personave që hyjnë në territorin e Kosovës. Kjo është e rregulluar me protokollin e shtetit dhe ajo është në kuadër të saj janë të parapara të gjitha vizitat protokollare zyrtare private janë çështje tjera”, kathënë  ai.

Njohësi i protokollit të shtetit, Fadil Maxhuni, ka thënë për “Kosovapress” se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka bërë asnjë shkelje me vizitën e tij në Shqipëri që e zhvilloi dy ditë më parë.

Sipas tij, protokolli i shtetit është ai që vlerëson se a ka nevojë për përcjellje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parashikimi i kohës së saktë të një tërmeti të madh…