
Presidenti Thaçi parakalon me uniformë ushtarake para FSK-së
13 dhjetor 2018
| 15:16
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka parakaluar sot para trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ai parakalimin para pjesëtarëve të kësaj force e ka bërë i veshur me uniformë ushtarake.
Vizita e presidentit Thaçi vjen një ditë para seancës së Kuvendit për formimin e ushtrisë së Kosovës.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/2179418665707910/