Presidenti Thaçi përcaktohet për formimin e qeverisë së re, ia kërkon LV-së mandatarin (Dokument)
02 prill 2020
| 14:14
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar përmes një letre kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke kërkuar nga ai që të propozojë kandidatin e ri për ta mominuar për kryeministër.
Në këtë letër, Thaçi e ka njoftuar Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, derisa, ka thënë se subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër.
Përveç kësaj letre, Thaçi i ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit, duke e falënderuar për dy letrat që ia ka nisur dje, derisa ka thënë se ishte kënaqësi që janë takuar.